Sot është mbajtur një takim mes drejtoreshës së Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi dhe përfaqësuesëve të gjimnazit “Hamdi Berisha”, raporton TV Malisheva.

Në kuadër të këtij takimi është bërë e ditur që për herë të parë në këtë gjimnaz do të organizohet ceremonia e diplomimit të maturantëve.

Kjo ceremoni pritet të realizohet më 20 qershor 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Facebook.

 

Postimi i plotë:

 Takim pune: Shkollë & DKAE, Malishevë

Tema: Matura 2022

Është mbajtur takimi punues në mes të drejtoreshës për Arsim dhe Edukim në Malishevë, znj. Arbëresha Krasniqit dhe Këshillit të Nxënësve të gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Gjatë këtij takimi u diskutua për Ceremoninë e Diplomimit të Maturantëve gjimnazistë, projekt ky, i cili për herë të parë në shkollën tonë, pritet të realizohet më 20 qershor 2022.

 

“Ne, Këshilli i Nxënësve, falënderojmë për bashkëpunim të mirëfilltë drejtoreshë Krasniqin, e cila, shprehi gatishmerinë për ta mbështetur realizimin e këtij projekti.”

Ndërsa, Krasniqi theksoi: “Unë do të jem e gatshme çdoherë për të përkrahur ide të reja dhe projekte të cilat kanë për qëllim përmirësimin e rezultateve të të nxënit në arsim si dhe përforcimin e kapaciteteve të shkollës bashkëkohore të shek. XXI.

Projekte si Ceremonia e Diplomimit të Maturantëve janë për t’u vlerësuar dhe ne do t’i mbështesim çdoherë.”

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Këshilli i Nxënësve të shkollës sonë, ishte i shoqëruar nga drejtuesit e projektit: znj. Mirushe Krasniqi-Buzhala (ped. e shkollës) dhe profesori i gjuhës shqipe, MA. Arben Krasniqi.

 

Share.