Këngëtarja Jennifer Lopez dhe lojtari i bejsbollit, Alex Rodriguez e prishën fejesën në prill të këtij viti, pas tregimeve për lidhjen e tij të supozuar.

Ajo e gjeti lumturinë e saj në përqafimin e ish -dashurisë së saj, aktorit Ben Affleck, ndërsa Alex e shijon jetën e tij të djalërisë dhe lundron në Evropë në shoqërinë e vajzave të pashme.

Pasi vendosi t’i japë një shans dashurisë së saj të madhe që nga rinia dhe të ndahet me Rodriguez, këngëtarja e njohur vendosi të heqë të gjitha gjurmët e tij nga jeta e saj dhe të fshijë fotot e ndara nga Instagram.

Edhe pse shumë fotografi me Jennifer Lopez ende mund të shihen në profilin e Alex, ajo nuk ka më asnjë fotografi që do t’i kujtonte dashurinë e saj të mëparshme./TV Malisheva

Share.