Edhe fshati Balincë I Komunës së Malishevës është bërë me ndriçim publik, përkatësisht tri rrugë në dy lagje të këtij fshati nga sonte janë me ndriçim.

Në këtë fshat janë bërë me ndriçim publik rrugët “Vesel Gashi” në lagjen Veselaj, përkatësisht rruga e shkollës së fshatit, pastaj rruga “Veli Karaqica” dhe rruga “Maliq Karaqica” në lagjen Karaqica.

Në Komunën e Malishevës pothuajse të gjitha vendbanimet janë me ndriçim publik apo janë në proces e sipër të rregullimit të ndriçimit, si një nevojë e kohës dhe kërkesë e banorëve.

Share.