Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që ta nisin stinorin pranveror në mënyrën më të mirë.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, FFK ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, në të cilët gjendet e brenduar logo e saj.
Topat në fjalë janë shpërndarë për të gjitha klubet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, ku tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet në futbollin kosovar do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së.
Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 dhe 6 shkurt, ndërsa Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Liga e Parë më 19 shkurt./TV Malisheva