Me tri ndeshjet e zhvilluara të dielën është kompletuar edhe xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Barazimi i Dritës pa gola me Dukagjinin si dhe fitorja e Malishevës në udhëtim ndaj Drenicës me rezultat 3-2 ishin dy rezultatet më të papritura në këtë javë, transmeton TV Malisheva.
Ballkani mbetet lider i tabelës me 51 pikë, i ndjekur nga Gjilani me 48 pikë dhe Dita me 43 sosh.
Në vendin e katër është Llapi me 41 pikë, kurse pozitën e pestë e mban kampioni në fuqi Prishtina me 32 pikë, aq sa kanë edhe Malisheva dhe Drenica në pozitat gjashtë dhe shtatë.
Tri vendet e fundit mbahen nga Dukagjini me 26 pikë, Ulpiana me 23 dhe Feronikeli me 11.