Qindra lloje zogjsh po migrojnë më herët gjatë vitit sesa 20 vjet më parë, sipas një studimi të ri – dhe gjithçka varet nga ndryshimi i klimës.
Studiuesit amerikanë përdorën të dhëna të mëdha nga inteligjenca artificiale për të grumbulluar të dhënat e radarëve gjatë 24 vjetëve në sjelljet migratore të qindra lloje zogjsh – që përfaqësojnë miliarda zogj në total, transmeton KosovaPress.
Ata zbuluan se zogjtë që kanë sinkronizuar migrimin e tyre me disponueshmërinë e ushqimit – i cili është i ndikuar nga ndryshimi i klimës – tani e gjejnë orën e tyre migratore jashtë kohës së zakonshme.
Temperatura dhe migracioni janë aq të lidhura sa që ndryshimet më të mëdha në kohën e migracionit ndodhin në rajonet e SHBA-së që ngrohen më shpejt.
Ndryshimet ishin më të theksuara gjatë migrimit të pranverës sesa në vjeshtë, pasi zogjtë nxitojnë të arrijnë bazat e shumimit.
Për shkak të ndryshimit të klimës, këta faktorë tani mund të mos jenë sinkron me kalimin e zogjve shtegtarë dhe madje edhe ndërrimet delikate mund të sjellin pasoja negative për shëndetin e tyre.
Dhe ndërrimet e vëzhguara nuk do të thotë se migrantët po mbajnë ritmin e ndryshimit të klimës.
“Migrimi i shpendëve evoluoi kryesisht si një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës,” tha autori Andrew Farnsworth nga Laboratori i Ornitologjisë Cornell.
Autorët besojnë se është një nga studimet e para që shqyrton ndikimin e ndryshimit të klimës në kohën e migrimit të shpendëve.
Ekipi përdori një mjet të mësimit të makinerisë të quajtur “MistNet”, zhvilluar nga profesori Dan Sheldon në Universitetin e Massachusetts Amherst, i cili ndihmon në identifikimin e anomalive te zogjtë, transmeton KosovaPress.
Ekipi përzgjodhi 2,115 net pranvere dhe 2,152 net vjeshte me një total prej më shumë se 13 milionë skanimeve të radarit nga 1995 në 2018. Në të ardhmen, skuadra planifikon të zgjerojë analizën e tyre të të dhënave për të përfshirë Alaskën, ku ndryshimi i klimës ka më shumë ndikim serioz që 48 shtetet e SHBA-së.