FaceTime tani është më i rëndësishëm se kurrë më parë dhe më në fund mund të fikni tiparin e saj më të bezdisshëm, që janë ato flluska që ndryshojnë formën.

Në vend që të paraqesë pastër paraqitjen e çdo pjesëmarrësi, FaceTime iu shfaqë të gjithëve në flluska të vogla që ndryshojnë në mënyrë madhësinë në mënyrë irrituese, sa herë që dikush flet.

Duket keq dhe e bën të pamundur për ta parë, çdo telefonatë në grup që ka më shumë se tre ose katër persona.

Me përditësimin më të ri të sistemit mobil të Apple, iOS 13.5, më në fund, mund të çaktivizohen flluskat e bezdisshme, si dhe të lehtësohet thirrja në grup në këtë platformë.

Fillimisht, iu duhet ta instaloni iOS 13.5, për të cilën Apple nuk ka njoftuar me një numër të kuq te Settings, por duhet të kërkohet vet dhe të bëhet intalimi.

Gjë që mund të merr nga 30 deri në 45 minuta, por gjatë kësaj kohe mund të vazhdoni ta përdorni telefonin, derisa të ndalojë në tërësi, që të aktivizohet sistemi i ri.

Pastaj duhet të kërkoni për FaceTime në Settings dhe kur të keni klikuar në të, iu hapet një mundësi e re ku shkruan Speaking.

Mjaftoni ta tërhiqni rrethin dhe t’jua ndaloni përgjithmonë flluskave të ndryshojnë formë, si pjesë e këtij procesi shumë të thjeshtë.

Bisedat në vazhdim, do të jenë shumë më të pastra dhe ndryshimi i madhësive të flluskave nuk do të ndodhë, vetëm se do të veçohet kur dikush është duke biseduar. /Tv Malisheva

Share.