Kryetari i Komitetit Mjekësor në FIFA, Michel D’Hooghe ka propozuar që pas rikthimit të futbollit, të propozohet kartoni i verdhë për arsye higjienike.
Kështu, pështyma mund të dënohet me kartonë të verdhë.
Ekspertët shkencorë thonë se koronavirusi mund të përhapet nga lojtar në lojtarin tjetër nëse pështyma është prezente në fushë.
Me rregullat e reja, lojtarët mund të duhet të zhvillojnë festime të reja në mënyrë që ata të mos jenë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.
Gjatë javës pritet që të diskutohet në FIFA dhe të miratohet kjo rregull e re e cila do të aplikohet në futboll pas rikthimit nga pauza 2 muajshe./Tv Malisheva