Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet u bënë në kuadër të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës 121.

Krahas zyrtarëve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës,homazhe në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, kanë bërë edhe Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale, si dhe familjarë të dëshmorëve.

Nderimet, në këtë përvjetor u bënë në mënyrë më të veçantë , për arsye të pandemisë me COVID-19./TV Malisheva

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.