Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me covid-19.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, ISRHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3464 raste, prej tyre 3372 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 6 raste.
/TV Malisheva