Malishevë, 3 shkurt
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 9 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikimin me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 755 raste, prej tyre 607 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 103 raste. /TV Malisheva

Share.