Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 26 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4245 raste, prej tyre 4100 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 58 raste.