Evenimentet sportive janë ndërprerë për shkak të emergjencës coronavirus dhe ende nuk dihet nëse dhe se kur do të rifillojnë.

Gjatë kësaj kohe shumë impiante janë vënë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore për të përballuar këtë krizë shëndetësore. Në Angli, stadiumi i skuadrës së Rugby, Twickenham është impianti i radhës që i është ofruar shëndetit publik në vend dhe do të shërbeje si qendër testesh për Covid-19 që është pjesë e planit të qeverisë britanike për të rritur numrin e testimeve në vend për stafin mjekësor dhe punonjësve të tjerë. Deri tani në Angli janë hapur 32 qendra testimesh dhe një prej tyre është edhe stadiumi i Tottenhamit në veri të Londrës.

Në Spanjë është Atletico Madrid që ka ofruar Wanda Metropolitanon. por në rastin e klubit madrilen, nga impianti do të përdoret më shumë kuzhina ku do të përgatiten racione ushqimore p ër familjet që janë më dobët ekonomikisht dhe e kanë të vështirë të përballojnë efektet negative në financa të coronavirusit. Kuzhina në Wanda Metropolitano ka një sipërfaqe prej 1000 m2 dhe në të mund të përgatiten deri në 50 mijë racione në ditë. Kuzhina përbëhet nga 22 furra dhe një zonë frigoriferike që lejon ftohjen e shpejtë të ushqimit menjëherë pas gatimit./Tv Malisheva

Share.