Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Balincë të Malishevës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti me fatalitet.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje të Policisë së Kosovës:
Me date 07.05.2021 rreth orës 18;10, ne rrugën magjistrale Prishtine –Peje, pikërisht ne fshatin Balincë te Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne lëvizje ne shiritin e majte qarkullues pasi qe rruga ishte me dy shirita qarkullues ne një drejtim, por për një moment papritmas i ka dale një këmbësor ne rrugë i cili kishte ardhur prej anës se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe te del ne rrugë prej anës se majte, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku me pas e kishte përplasur ne rruge ne shiritin e majte qarkullues,. Si pasoje e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jete, ku nga disa kalimtar te rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF ne Kijeve, viktima ishte sjelle pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar ne QKMF ne Kline, e pasi qe kishte pësuar frakturë ne dorën e majte, mirëpo me urdhër te prokurorit kujdestar vozitësi është sjelle ne spitalin rajonal ne Gjakove, për tretman me te gjere mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim te prokurorit kujdestar dhe është ne mbikëqyrje te organeve policore ne repartin ortopedik. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me urdhër te tij me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore./TV Malisheva