Ekspertët e autoriteteve britanike vendosën se nuk ka prova të mjaftueshme për të rekomanduar vaksinimin nga Covid në masë të fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç, por i kanë lënë të hapur mundësinë qeverisë vendase që të kërkojë këshilla shtesë mbi këtë temë.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tha se ndërsa përfitimet shëndetësore nga vaksinimi i të gjithë grupmoshës u panë si më të mëdha se rreziqet, “marzhi i përfitimit konsiderohet shumë i vogël për të mbështetur vaksinimin universal të moshës 12 deri në 15 vjeç, të paktën në këtë moment”.

Komiteti rekomandoi një zgjerim të grupit të fëmijëve me kushte shëndetësore që i bën ata klinikisht të prekshëm nga virusi, që përllogariten rreth 200 mijë të mitur të kësaj grupmoshe në Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, JCVI tha se për shkak se nuk ishte brenda kompetencave të saj për të shqyrtuar përfitimet më të gjera shoqërore të një vaksinimi më të gjerë, ftonte ministrat të kërkonin nga zyrtarët kryesorë mjekësorë këshilla shtesë.

Britania e Madhe pritet të shqyrtojë javën e ardhshme mundësinë e vaksinimit të fëmijëve, Sekretari i Shëndetësisë në Angli dhe homologët e tij në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut kërkuan nga Komiteti që ta shohë mundësinë e vaksinimit të fëmijëve në një panoramë më të gjerë.

Megjithatë, rekomandimi i dhënë nga ky komitet do të shqyrtohet nga një tjetër komitet me kompetenca më të larta, ku sipas The Guardian mundësitë janë që ky vendim të rrëzohet dhe të rekomandohet vaksinimi.

Sipas rekomandimit aktual, vaksinimi duhet t’u ofrohet fëmijëve me sëmundje klinike, si diabet të tipit 1, sëmundje të lindura të zemrës, sëmundje të qelizave dhe astmë të formës së rëndë.

Një çështje me zgjerimin e goditjeve më gjerësisht është rreziku, megjithëse shumë i vogël, i miokarditit, një formë e inflamacionit të zemrës tek fëmijët që marrin vaksinën. Kjo është jashtëzakonisht e rrallë dhe fëmijët priren të shërohen shpejt, por ka kpasiguri në lidhje me efektet afatgjata dhe nevojiten kërkime të mëtejshme.

Share.