Këngëtarja e njohur Miriam Cani ditën e sotme feston ditëlindjen. Nuk kishte sesi në një ditë të tillë të mungonte një urim i bukur dhe me fjalë të ndjera nga bashkëshorti i saj, Alban Skenderaj.

“Gëzuar gjysma ime. Nuk mund të kisha përkrahë në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”, ka shkruante Albani në postimin e tij në rrjetet sociale.

Pak momente më pas ka qenë Miriami që ka postuar një foto të ëmbël në Instagram, ku shihet me familjen. Në një ditë kaq të veçantë për të, ajo i ka bërë kërkesën e papritur Albanit, duke i kërkuar edhe një fëmijë tjetër.

“Dhe kur reflektoj ne dite si kjo e sotmja mund te them qe asnje sukses tjeter nuk i afrohet dashurise dhe plotesimit qe me dhuroni ju. Alban Skenderaj Si thua, e zgjerojme dhe pak familjen?” shkruan Miriam Cani në postimin e saj.

Miriami dhe Albani kanë një vajzë Amelian, dhe një djalë Duam, mbetet për të parë nëse çifti do të ketë edhe një fëmijë tjetër./TV Malisheva

Share.