Drejtoria Rajonale e Policisë  Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor  
Gjakovë,  kuadër  angazhimeve  vazhdueshme  parandalimin e dukurive negative 
dhe realizimit  objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka 
sekuestruar dy armë.  
 rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën 
“Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari B. S., i lindur 
në vitin  1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe 
sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë (8) copë fishekë. 
Në rastin e dytë, pasi   një aheng familjar  fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte 
raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin  
1986, shtetas i Republikës së Kosovës i cili zyrtarëve policorë ju kishte dorëzuar një 
pushkë gjysmë automatike me një karikator të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.  
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin 
e të cilit armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në 
procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose
posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në komunikatën për media.
/TV Malisheva

Share.