Drejtuesit e qytetit të Starsburgut në Francë kanë reaguar ashpër për shkelje drastike të masave kundër “Covid 19”, kur qindar tifoz ishin prezent në një ndeshje jolegale mes skuadrave Neuhof dhe Hatipier. Sipas mediave locale në këtë sfidë që u zhvillua në stadiumin Pako Meteo, ishin prezentë nga 300 deri më 400 njerëz që u mblodhën të shohin këtë sfidë, pasi ndeshja u njoftua në facebook.

Nënkryetari i bashkisë së Strasburgut, Serge Oehler kërkoi reagim të ashpër të policisë dhe organeve të saja.

“Ajo që ndodhi këtë fundjavë është e papërgjegjshme dhe e një rëndësie të pashpjegueshme. Autoritet duhet të dënojnë me forcë dhe të veprojnë. Nëse pas shikimit rezulton se menaxherët e klubit kanë marrë pjesë në këtë, padyshim që do të ketë një përgjigje proporcionale”, tha mes tjerash Oehler.

Pamjet nga rrjetet sociale treguan dukshëm skena kaotike, me tifozët që pushtuan fushën për të festuar golat.

Share.