Sot në fshatin Senik të Komunës së Malishevës, janë asfaltuar 500 metra rrugë. Asfaltimi këtyre rrugëve nëpër vendbanime të Malishevës, bëhet në kuadër të realizimit të investimeve kapitale dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore.
Asfaltimin e rrugëve në Senik, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina.
“Jemi të vendosur që ti realizojmë të gjitha projektet, sidomos ato në infrastrukturë, sepse janë nevoja të banorëve dhe janë domosdoshmëri e kohës. Jemi të angazhuar për ndërtimin e Malishevës urbane dhe këtë jemi duke e dëshmuar çdo ditë e më shumë në terren përmes investimeve konkrete. Juve banorë të Senikut, ju uroj për rrugët e reja, ndërsa ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë Malishevën në çdo aspekt “, ka thënë nënkryetari Krasniqi.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Avdi Morina, ka bërë të ditur se rrugët janë duke u shtruar sipas dinamikës se paraparë të punimeve, përfshi edhe këto rrugë në Senik dhe ndërtimi apo asfaltimi i tyre mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.
/TV Malisheva