Këtë fundjavë do të jetë dhe ndryshimi i fundit i detyruar i orës ligjore, të paktën për vendet e Bashkimit Europian. Vitin e ardhshëm secili vend anëtar do të vendosë vetë nëse do të ndryshojë orën ose jo. Pra mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, në orën 3 të mëngjesit përgatituni të shkoni një orë prapa.

Nuk mund të bëjmë dot asgjë: rikthimi në orën diellore është shenja që dimri ka hyrë. Akrepat e orës do të kthehen prapa në orën 3 të natës mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 Tetor. Do të fitojmë një orë më shumë gjumë, por do të errësohet më shpejt.

Ky ndryshim nuk do të jetë pa pasoja për organizmin tonë dhe mund të shkaktojë disa shqetësime. Dhe ata që e vuajnë më shumë këtë ndryshim, kanë mbetur të kënaqur me faktin se Parlamenti Europian në muajin mars votoi për anulimin e ndryshimit të orës. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 29 mars 2020, dhe gjatë vitit çdo gjë do të varet nga vendimi i secilit shtet anëtar.

Sipas asaj që është vendosur nga Parlamenti Europian, vendet që vendosin të mbajnë orën ligjore duhet të rregullojnë orët për herë të fundit të dielën e fundit të marsit në vitin 2021, ndërsa ata që preferojnë të mbajnë orën diellore duhet të spostojnë orët për herë të fundit të dielën e fundit të Tetorit 2021.

Edhe pse zhvendosja e akrepave bëhet vetëm për një orë, dhe përbën një ndryshim minimal, fiziku i njerëzve do disa ditë kohë për tu përshtatur, mesatarisht një javë. Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga ndryshimi i orës janë lodhja, nervozizmi, humbja e përqendrimit dhe produktivitetit në punë, si dhe apatia. Por janë shqetësime që nuk kërkojnë përdorimin e mjekimeve./ABC News

Share.