Nesër në Helsinki ndër të tjera do të diskutohet edhe për taksën që Kosova ka vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian sot e nesër në Helsinki në një takim joformal në formatin Gimni do të shqyrtojnë një varg çështjesh, si ato të kërcënimeve hibride, Lindjen e Afërme, Iranin, por edhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Krerët diplomatikë të BE-së dhe partnerët e tyre të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Kosova, Mali i Zi), do të diskutojnë nesër situatën në rajon, “e cila është e ndërlikuar, veçanërisht nga tarifat e vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe mungesa e formimit të qeverisë në Bosnjës dhjetë muaj pas zgjedhjeve”, shkruan gazeta serbe Tanjug.

Share.