Instituti Albanologjik, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës bënë përurimin e veprës “Të burgosurit shqiptarë në Jugosllavi (1989)” – Sipas dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe Administratës”. Përurimi u bë në sallën e Institutit Albanologjik. 277 të burgosur në këtë vëllim janë të dënuar ne ish Jugosllavi.

Profesoresha Sabile Keçmezi Basha tha se të burgosurit politikë nga viti 1945 tek të gjitha dokumentet më ka rastisur të shfletoj kam parë urrejtjen ndaj tyre. Botimi i sotëm nga 339 faqe trajton një periudhë shumë të dhembshme për kombin tonë. Burgosja e këtyre atdhetarëve u bë nga sistemi Jugosllav. Të dhënat janë paraqitur nga ministritë popullore të kohës. Autorët përmes këtij libri i ngrenë përmendore të gjithë të burgosurve shqiptare. Nga 245 shqiptare të asaj kohe u shqiptuan 2000 vjet burg. Një literaturë e tillë ka munguar deri tani. Pikërisht për këtë qëndresë shkruhet në këtë vëllim dokumentesh. Këta të burgosur arritën ta ndërrojnë historinë. E më vonë edhe UÇK me komandantin Adem Jashari, tha profesoresha Keçmezi-Basha.

Profesor Mazllum Baraliu theksoi se të burgosurit politik janë kategoria me sublime e shtetit tonë. Kjo është një dhuratë për të ardhmen tonë. Ata u dënuan pse kërkonin liri e barazi për kombin e tyre. Evropa nuk reagoi ne asnjë nga këto raste. Dokumenti në fjalë e prezanton në mënyrë origjinale dhunën origjinale, potencoi Baraliu.

Redaktori Memli Krasniqi tregoi se këto tre dokumente janë marrë nga shërbimet sekrete të ish RFSJ. Shqiptarët do të kalonin në etapa të rënda të jetës. E tëra kjo po ndodhte në kohën kur proklamohej e drejta për popujt. Politika serbe u aktivizua edhe pas demonstratave të viti 1981 . Statusi shqiptar veq u përkeqësua në vite.

Ish i burgosuri politik Hydajet Hyseni në vështrimin e tij potencoi shumë fakte nga jeta e shumë të burgosurve politik. Ky raport ishte i porositur për ta minimizuar numrin e të burgosurve dhe dhunën e zbatuar ndaj tyre. Por nuk mund të fshihej fakti se ishin mijëra të burgosur politik shqiptar,ky fakt është i pranishëm edhe në një dokument të CIA-s. Më tutje ai parafrazoi një citat të Adem Demaqit,që pa paqe ndaj shqiptarëve nuk do të ketë qetësi në Jugosllavi.

Drejtori i institutit njëherit autor i librit Hysen Matoshi falënderoi recezentet dhe gjithë ata që ndihmuan në daljen e këtij libri. Autori përshkroi jetën dhe dhunën politike që ishte ushtruar ndaj të burgosurve politik shqiptarë. Në këtë raport pasqyrohet ekzistimi dhe trajtimi i ish të burgosurve politik në Jugosllavi.

Shpërndaje

Share.