Tregu i punës në Kanada regjistroi një rënie historike të punësimit në mars për shkak të pandemisë koronavirus.

1.01 milion punëtorë humbën punën e tyre, rënia më e madhe që nga viti 1976. Shkalla e papunësisë u rrit në 7.8%, krahasuar me 5.6% në shkurt.

Më shumë se 4 milionë njerëz – ose një në pesë punëtorë – kanë bërë kërkesë për ndihmë emergjente pasi qeveria vendosi masa në distancë sociale dhe urdhëroi mbylljen e disa ndërmarrjeve për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Para pandemisë, rënia më e madhe e punës në Kanada ishte në janar 2009, kur 125.000 njerëz humbën punën e tyre.

Tani numrat janë më të këqij nga sa prisnin ekonomistët. Ata parashikojnë në mars se papunësia do të rritet për 500.000./ Tv Malisheva

Share.