Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimi e shtetasit E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Verona në Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Sipas policisë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Në pranga është vënë edhe një shtetas në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike.
Ndaj shtetasit B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Kapja e këtij shtetasi u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se ai është autor i kultivimit të bimëve narkotike në vitin 2021, bimë të cilat u asgjësuan gjatë një aksioni policor.
/TV Malisheva