Tani më që zgjedhjet po afrohen , liderët e partive politike kanë intesifikuar aktivitetet e tyre , Ramush Haradinaj sot ka vizituar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe familjen e tij .

Ja postimi i plotë :

Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.

RH

Share.