Komiteti  Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, mbajti mbledhjen e tretë të cilën e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe drejtues i këtij Komiteti.

Fillimisht, njoftoi të gjithë anëtarët e KKMSH-së për zhvillimet brenda javës që shkoi, ku deri më tash,  në komunën  tonë janë  prekur me koronavirues, 44 persona, kurse 7 persona janë të shëruar, po ashtu ju jam mirënjohës shumë donatorëve si ndërkombëtar dhe atyre vendor, që brenda këtyre javëve sa Malisheva është në karantinë, është ndihmuar me mjete higjeniko – sanitare, QKMF-ja  dhe materiale tjera të duhura për ta përballuar sa më lehtë pandeminë me COVID- 19.

Edhe  Zona Park, ka  bërë dezinfektimin e Institucioneve publike dhe 10 shtëpive me të prekurve nga COVID- 19 , po ashtu  janë ndihmuar deri tash 900 familje me artikuj ushqimor dhe higjenik, por kërkoi që qytetarët  t’i respektojnë në plotëni masat  që janë në fuqi nga qeveria e vendit. E nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoi më shumë përqendrim, pasi jemi komuna më e prekur nga koronaviruesi në mbarë vendin tonë.

Edhe përfaqësuesit e pranishëm të komitetit, raportuan dhe theksuan se gjendja është nën kontroll, brenda territorit të komunës, por kërkuan bashkërendim të aktiviteteve dhe  respektim të plotë të masave si dhe të mos ketë lëvizje të grupeve të mëdha njerëzish.

Share.