Jyske Bank, është ndër bankat më të mëdha në Danimarkë që tashmë ofron kredi me interes minus 0.5 për qind. Ajo ju jep kredi pronarëve të shtëpive dhe pagesa është minus 0.5 për qind në vit.
Kështu, një huamarrës mund të marrë paratë dhe më pas të paguajë më pak sesa ka huazuar. Jyske Bank ka filluar të ofrojë një marrëveshje 10-vjeçare në minus 0.5 për qind, e ndërkaq, edhe një tjetër bankë daneze, Nordea, thotë se do të ofrojë marrëveshje për 20 vjet, me normë fikse 0 për qind dhe hipotekë 30-vjeçare, që interesi do të ishte vetëm 0.5 për qind, raporton The Guardian.
Ky njoftim erdhi pasi Jyske Bank njoftoi se do të ofrojë kredi për 10 vjet me një normë negative interesi prej gjysmë për qind. Kjo në të vërtetë do të thotë që një blerësi i jepet para nëse ai apo ajo zgjedh ta investojë atë në pasuri të paluajtshme, transmeton Koha.net.
Jyske thotë se huamarrësit do të paguajnë këstin mujor si zakonisht, por, shuma tjetër e papaguar do të zvogëlohet çdo muaj.