Kosova që nga sot (e mërkurë) ka hyrë në një “izolim” të ri, diktuar nga masat e reja preventive për përhapjen e virusit COVID-19.
Nga sot e deri më datën 18 prill, gastronomia në vend do të ofrojë vetëm shërbime “merr me vete”, teksa do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe palestrat sportive në ambiente të mbyllura.
E përderisa në Kosovë po mbizotëron kjo gjendje, disa prej personazheve VIP duket se e kanë gjetur zgjidhjen.
Për rastësi, shumë prej emrave të njohur të estradës, këto ditë kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime.
Ermal Fejzullahu
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, përmes rrjeteve sociale këto ditë ka bërë të ditur se së bashku me gruan e tij, Arianën, kanë udhëtuar drejt Dubait për pushime.
Ata janë fotografuar duke shijuar motin e ngrohtë me diell në Emiratet e Bashkuara Arabe, larg nga vendi i tyre rezident, në të cilin këto ditë po mbizotëron mot i ftohtë me dëborë.
Afërdita Paqarada
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, modelja e njohur është shfaqur mjaft atraktive në disa fotografi me bikini, ku me krenari tregonte linjat trupore, ndërsa ka pozuar edhe në një prej shkretëtirave më të famshme atje
Enca
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, këto ditë i ka kaluar gjithashtu në Dubai.
Ky pushim i saj vjen pas punës së madhe të bërë për projektin e saj të fundit muzikor “Nashta”, i cili u finalizua me sukses dhe po pëlqehet nga publiku.
Arta Elezaj
E fundit që u nis për në Dubai pak para shtrëngimit të masave të reja, është modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Elezaj.
Bukuroshja me prejardhje nga Klina publikoi mbrëmjen e së premtes një fotografi nga momenti i aterimit në destinacionin luksoz, ku dukej e lumtur që do të shijonte disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. /TV Malisheva