Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se pas takimeve të këshillit drejtues dhe kryetarit të OFK-së me Ministrin e Shëndetësisë gjatë javës së kaluar, sot Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksnimin e farmacistëve.
OFK shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrit të Shëndetësisë dhe sekretarit të përgjithshëm të MSH për konstruktivitetin e treguar në adresimin e kërkesave të OFK-së./TV Malisheva