Në Malin e Zi nga e marta të gjitha llojet e derivateve do të lirohen për 11 cent për litër, mëson gazeta Vijesti.
Një litër Eurodizel do të kushtojë 1 euro e 63 cent.
Të dyja llojet e benzinës do të jenë më të lira për 11 cent, kështu që çmimi i Eurosuper nga 0.95 do të bie në 0. 59 euro, ndërsa Euro Super nga 0.98 – do të bie në 0.63 cent.
Gjithashtu nga kompanitë kryesore mësojmë se nafta për ngrohje do të kushtojë 0.86 euro cent për litër në vend të çmimit aktual 0.97 euro cent.
Çmimet e reja të karburanteve do të jenë të vlefshme për 14 ditë, ato do të shpallen zyrtarisht nga Ministria e Investimeve Kapitale, dhe llogariten në bazë të tarifave të regjistrimit në bursë dhe në përputhje me vendimin e qeverisë për uljen e akcizës prej 50 për qind. është në fuqi deri më 1 shtator.
/TV Malisheva