Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar pesë raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja të regjistruar vijnë nga këto vendbanime, Astrazup, Banjë, Bubavec, Kërvasari dhe Malishevë, ndërsa numri i rasteve aktive është 59.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 337 raste me covid-19, prej tyre 253 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 59 persona.

Edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me covid-19, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet për t’u mbrojtur nga kjo pandemi.

“Përderisa nuk ka mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga virusi korona, atëherë jemi të detyruar që të gjithë së bashku ti zbatojmë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës dhe higjienë të duarve, e po ashtu edhe të zbatojmë masat e vendosura, si masë parandaluese. Pa marrë parasysh se në cilën zonë jemi si komunë, parandalimi i përhapjes së virusit, është me rëndësi jetike për të gjithë ne, prandaj ta ruajmë shëndetin dhe të mos e përhapim virusin”, ka thënë sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve, për zbatim të rekomandimeve dhe masave mbrojtëse, kundër virusit korona.

Share.