Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në territorin e Komunës së Malishevës, gjatë dhe pas festave të fund vitit. Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30.

Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë.

qrf

Share.