Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot e ka mbajtur një takim me Këshillin e Drejtorëve, me qëllim te njoftimit me vendimin e Qeverisë së vendit, për masat e reja anticovid, si dhe ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që në përpikëri t’i zbatojnë këto masa.

Po ashtu i ka njoftuar edhe për takimin që kanë pasur të dielën me ministritë përkatëse dhe kryetarët e komunave.

“Kemi marrë vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës, vendim të cilin kërkoj nga të gjitha drejtoritë dhe organet tjera, ta zbatojnë në përpikëri, përfshi edhe redutkimin e stafit në administratë”, ka thënë Berisha./TV Malisheva

Share.