Malishevë, 1 tetor
Të rinjve malishevas, sot po i shtohet edhe një shkollë e sportit“TAEKWONDO”, me krye-trajnerin, Gentrit Kastratin.
Në hapje të kësaj shkolle të sportit“TAEKWONDO, në Komunën e Malishevës, mori pjesë, zyrtari për sport nga DKRS, Albert Morina, ku në fjalën e tij , drejtuar sportistëve të këtij sporti individual dhe mjaft popullarizues, theksoi.”E përgëzoi, udhëheqësin e shkollës së “TAEKWONDO”, Gentrit Kastratin, sportistët e kësaj disipline dhe zotohem për një mbështetje institucionale, por edhe uroi që në një të ardhme të afërme të tregoni suksese, sikurse po tregojnë djem e vasha malishevase në shumë sporte, siç janë: Noti, futbolli meshkuj e femra, volejbolli, pingpongu e shumë sporte tjera “, përfundoi Morina.
Ndërsa, Gentrit Kastrati, para të pranishmëve tha . “ Unë me dijet e fituara nga jashtë në këtë sport, përvojat dhe bashkëpunimin që kam dhe do të zhvilloi me shkollat si motra në Republikën e Kosovës, dhe talentet që kam identifikuar, në komunën tonë, punën që do ta bëjë, pres shumë në rezultate jo vetëm brenda, Malishevës, Kosovës, por shpejt të dalim në arenën ndërkombëtare të sportit të këtillë”. Në fund, ftoi gjithë të sportdashësit e ri e të reja të merren me këtë sport.