Situata me pandeminë Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës është e qetë dhe nuk ka asnjë rast aktiv. Përkundër testimeve që bëhen në QKMF në Malishevë dhe laboratore tjera, nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kohëve të fundit,  kanë filluar të shtohen rastet e reja me covid-19, prandaj kërkohet nga të gjithë që të bëjnë kujdes dhe të shfrytëzojnë të drejtën për t’u vaksinuar kundër covid-19.

Lëvizjet e mëdha që bëhen në sezonin e verës, ahengjet, udhëtimet dhe të tjera, e shtojnë rrezikun e paraqitjes së rasteve të reja të infektimit me virusin covid-19.

Në emër të shtabit komunal emergjent, për menaxhimin e situatës me pandeminë covid-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të kenë kujdes të shtuar, pasi kohëve të fundit, kanë filluar të shtohen rastet në vendin tonë dhe kjo nuk e përjashton as territorin e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, nënkryetari Berisha,  ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar kundër cvoid-19, pasi kjo është masa më e mirë mbrojtëse nga ky virus, i cili lehtë përhapet, dhe në shumë raste mund të jetë edhe fatal.

Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 1125 raste me covid-19, dhe 52 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 1073 janë shëruar./TV Malisheva

Share.