Me vendosjen e buqetave me lule pran lapidarit të varrezat e dëshmorëve, nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë, dhe nga zëvendministri i ministirisë së bujqësisë, Enver Hoti, nderimi i dëshmorëve dhe nënkrismat e fishkzjarreve, sot në Malishevë u bë vënia e gurthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së.
Metush Kryeziu, Kryetar i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë, drejtuar bashkëluftëtarëve dhe të pranishmëve ndër të tjera tha: ” Sot për ne, bashkëluftëtarëve të UÇK-së, nga të gjitha kategoritë e luftës, popullin e Malishevës, Kosovën dhe mbarë popullin shqiptarë është një ditë e veçantë, po bëjmë vënien e gurthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së, ku ky objekt do të dëshmoi për vlerat e luftës kombëtar për çlirim që zhvilloi UÇK-ja, me këtë Malisheva do të tregoi se lufta e UÇK-së ishte e organizuar, në Malishevën e lirë ishin vendosur institucionet e luftës çlirimtare dhe vepruan deri në çlirimin pçrfundimtar të Kosovës”. përfundoi Kryeziu.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij theksoi:” Jam i gëzuar dhe në obligim së pari para dëshmorëve të atdheut, familjeve të tyre, të gjithë bashkëluftëtarve të UÇK-së me të cilët luftuam për çlrimin e Kosovës, prandaj, nëdrtimi i kësaj kulle dhe objektit të veteranëve të UÇK-së të kompleksi i varrezave të dëshmorëve, është edhe një simbolikë e fortë kombëtar për brezat e së ardhmes, është edhe një histori që do t’i përcjellë kohë pas kohe gjeneratat e reja , është edhe një vlerë ku do të pasqyrohen vlerat e shenjëta të UÇK-së, do të jetë vendi i bashkimit dhe unitetit jo vetëm për malishevas, por edhe kombëtar, prandaj urime dhe ta gëzoi populli i Malishevës dhe mbarë populli shqiptarë”. përfundoi Begaj.
Në këtë cerommoni të vënies së gurthemelit morën pjesë shumë bashkëluftëtar si dhe ish kryetari i Komunës së Malishevës, luftëtari për çlirim të Kosovës, Gani Krasniq i cili gjatë tërë përiudhave të historisë njihet si promotor i kontributeve kombëtare dhe simboli se si duhet të sakrifikohet për atdheun dhe kombin shqiptar, po ashtu edhe zëvendministri i bujqësisë dhe luftëtari i lirisë, Enver Hoti ishte i pranishëm në vënien e e gurthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së./TV Malisheva