Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë testuar 1636 persona për COVID-19. Me koronavirus janë konfirmuar 163 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të martën.

Në Shkup janë 52 raste të reja, në Shtip 33 raste, kurse në Kumanovë 21.

Pas një kohe të gjatë nuk janë raportuar raste të vdekjes.

Në Maqedoni të Veriut janë shëruar 69 pacientë, prej tyre 41 në Shkup.

Deri më tani me koronavirus në këtë vend fqinj janë diagnostikuar 9412 persona. Janë shëruar 4940 pacientë, kanë vdekur 432 persona, kurse raste aktive janë 4040./Tv Malisheva

Share.