Ishte një arritje historike për futbollin e Kosovës, me legjendën Vokrri, që bëri një punë të madhe e të vazhdueshme për rreth dy dekada në këtë drejtim.

Më poshtë deklarata e parë e ish-presidentit, Fadil Vokrri të bërë para anëtarëve të tjerë të UEFA-s në momentin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë.

Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”, është shprehur Vokrri para gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s në vitin 2016.

Share.