Më shumë se 6,400 rusë janë arrestuar në protestat që kur trupat e presidentit Vladimir Putin pushtuan Ukrainën. Ata po kundërshton invazionin rus, por megjithëkëtë televizioni shtetëror nuk publikon asgjë në lidhje me këtë.
Deri të martën në mëngjes në Moskë, më shumë se 1 milion nënshkrime ishin shtuar në një peticion në gjuhën ruse të Change.org kundër luftës në Ukrainë.
Në rrugët e Moskës furgonat e policisë enden në shumicën e udhëkryqeve kryesore, policët e gatshëm për trazira po qëndrojnë në trotuare dhe sheshin e famshëm Pushkin – që dikur ishte vendqëndrim i protestuesve, tani është i rrethuar nga një barrikadë e madhe metalike.
Ajo që po ndodh është një kundërshtim shumë i qartë dhe i hapur ndaj sundimit të Putinit. Megjithatë, qeveria paralajmëron se kostoja e daljes në protestë, mund të jetë “arrestimi” dhe “hyrja në regjistrin penal” që lë gjurmë në të ardhmen e personit./TV Malisheva