Trashëgimia e Aviciit do të jetojë në Suedi – një nga arenat më të njohura të vendit po riemërohet “Avicii Arena”, në nderim të DJ të njohur suedez.
Babai i Aviciit e bëri njoftimin të mërkurën, rreth tri vjet pasi DJ dhe producenti suedez vdiq. Arena e brendshme në Stokholm, e cila u hap për herë të parë në vitin 1989, quhej më parë ‘Ericsson Globe’. Ajo u emërua ‘Stockholm Globe Arena’ deri në vitin 2009.
“Ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e Timit kur ai performoi këtu nëntë vjet më parë, dhe ai do të ishte jashtëzakonisht krenar që kjo ndërtesë ikonike nga sot do të mbajë emrin e tij”, tha babai i Aviciit, Klas Bergling, në një deklaratë, shkruan ABC.
Avicii, i lindur si Tim Bergling, vdiq në moshën 28 vjeçare në vitin 2018 nga vetëvrasja.
Krijuesi i shumë hiteve i cili ishte nominuar për çmimin ‘Grammy’ , ka qenë e njohur në mbarë botën me hitet e tij të cilat janë dëgjuar me miliona herë.
“Wake Me Up” dhe “Hey Brother”, janë disa nga këngët më ikonike të tij.
Avicii kishte kaluar në të kaluarën pankreatit akut, pjesërisht për shkak të pirjes së tepërt. Pasi iu hoq fshikëza e tëmthit në vitin 2014, ai anuloi një seri shfaqjesh në përpjekje për t’u rikuperuar dhe në vitin 2016 ai njoftoi se do të tërhiqej nga veset e tij.
Një vit pas vdekjes së tij, familja e Aviciit filloi Fondacionin Tim Bergling, i cili përqendrohet në mbështetjen e njerëzve dhe organizatave në fushën e sëmundjeve mendore dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Andreas Sand, CEO i Stockholm Live i ASM Global i cili menaxhon “Avicii Arena” tha: “Të jesh në gjendje të përdorësh një nga ndërtesat më të famshme dhe të vizituara të Suedisë si një simbol dhe vend takimi për një nga çështjet më të rëndësishme shoqërore të kohës sonë në mënyrën se si ne tani bëjmë së bashku me partnerët tanë është fantastike”.
Duke iu referuar zakonisht si “Globe Arena”, kjo ndërtesë ka kapacitet prej 16,000 vendesh për koncerte dhe ka formën e një topi të madh të bardhë.
Për të festuar emrin e ri të arenës, Orkestra Filarmonike Mbretërore e Stokholmit ka regjistruar një interpretim të ri të Aviciit, interpretuar nga këngëtarja suedeze 14-vjeçare Ella Tiritiello.
“Vetëm duke dëgjuar të rinjtë dhe duke punuar me ta ne mund të bëjmë një ndryshim”, tha Klas Bergling. “Ne do të fillojmë nga kjo në gjithçka që bëjmë. Ne e quajmë mbledhjen e mendimeve të të rinjve për një ditë më të mirë sepse ne i përqendruam sondazhet tona në atë që ata kanë nevojë për një të nesërme më të mirë dhe përgjigjet e tyre do të formojnë bazën e punës sonë brenda dhe jashtë Avicii Arena”. /TV Malisheva