Qindra të burgosura gra, në një burg në Teksas të SHBA-ve, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara në Qendrën Mjekësore Federale-Crswell në Fort Worth, u rrit në 510, vetëm dy ditë pasi Byroja e Burgjeve (BOP) raportoi se 200 gra ishin me COVID-19.
Tre javë më parë, autoritetet e burgut kishin raportuar vetëm tre raste të konfirmuara me virus në radhët e të burgosurve, raporton TCH.
Sakaq, burgu Federal FMC-Crasëell mban të burgosura femra me sëmundje mjekësore e mendore. Aktualisht në të e vuajnë dënimin 1.357 të burgosura.