Stacioni Policor në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast kanosje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari  I. B., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1981), kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë me datën 20.02.2023 në shtëpinë e të dyshuarit kanë konfiskuar një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 30 copë fishekë të po të njëjtës armë, të cilat i dyshuari gjatë intervistimit kishte deklaruar se i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore), ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet me procedurë të shpejt.

/TV Malisheva 

Share.