Karakteristika kryesore e serisë së fundit të iPhone ishte aftësia për të lidhur një rrjet 5G, dhe duket se Apple tani po punon për zhvillimin e teknologjisë 6G.
Kompania me qendër në Cupertino ka reklamuar një punë në kërkim të inxhinierëve të cilët “do të kishin një mundësi unike për të punuar në krijimin e teknologjisë wireless të brezit të ardhshëm, si dhe për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme të produkteve të Apple”.
Reklama erdhi pas raporteve se Apple po punonte për të zhvilluar modemët e saj për iPhone, iPad dhe pajisje të tjera – të gjitha për t’i bërë ato më pak të varura nga kompani si Qualcomm.
Prandaj, është logjike që hapi tjetër do të jetë zhvillimi i teknologjisë 6G, veçanërisht pasi Apple kohët e fundit u bashkua me grupin e industrisë të angazhuar në zhvillimin e 6G, të quajtur Aleanca për Zgjidhjet e Industrisë së Telekomunikacionit, raporton Bloomberg.
Sigurisht, meqenëse rrjeti 5G u bë më i përhapur gjatë vitit 2019, ne ndoshta nuk do të shohim 6G të zhvilluar plotësisht kaq shpejt.
Disa ekspertë parashikojnë se do të duhet të presim të paktën një dekadë, por Apple padyshim që dëshiron të jetë përpara konkurrencës.
Vitin e kaluar, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë 6G në hapësirë për të provuar këtë teknologji të re dhe për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi. /TV Malisheva