Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri.

Ai ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar.

Kryeministri Rama ka thënë se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes.

“Nuk dua të zgjatem më shumë se doja t’i lija vendin tre zonjave se janë forca reale, por Luigi do gjithmonë që unë të flas në evente. Në këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar. Me që ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli”, u shpreh ndër të tjera Rama.

/TV Malisheva

Share.