Sot në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë u mbajt protesta kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi. Është Këshilli organizativ i Kuvendit kombëtar për Kosovë dhe Unioni shqiptar i Shoqërise Civile që bashkë me qytetarët e Luginës u bënë bashkë për të protestuar.
Protesta nisi në orën 11:00 që ishte marsh i cili përfundoi te Teatri Kombëtar.
Ata kishin në duar pankarta si ‘’Medvegja është Dardani’’, ‘Po na shuajnë’’, e shumë pankarta të tjera.
Kryetari i Unionit të Shoqërise Civile, Dashamir Ruqi tha:
“Na ka bashkuar në këte tubim fati i lugines, i motrave dhe vellezerve tane qe jetojne ne Kosoven Lindore.
Në këto vendbanime historike janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve që popullojnë në këto vendbanime në shekuj. Politikat e tyre të ndjekura nga Serbia kanë qenë diferencimi, braktisja e skajshme dhe dëbimi me të gjitha mjetet. Synimi i këtyre politikave ka qenë zbrasja e vendbanimeve shqiptare dhe spastrimi etnik”.“Nga ky tubim atdhetar pa ngjyra të partive politike ju themi të gjithë shqiptarëve se Kosova duhet parë me syrin e nënës dhe duhet shtrënguar me dorën e ngrohtë të atdhedashurisë. Jemi një komb, kemi nje gjak, flasim një gjuhë e puthim nje flamur, tha Ruqi.
Ndërkaq, Refik Hasani nga Bujanoci tha:
“Në këtë protestë paqësore me mbështetje gjithë popullore ngrisim zërin e artikuluar që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebiqitare referendumi i datës 1 e 2 mars 1992 kërkojmë zbatimin e marrëveshjes së konçulit në jetësimin e marrëveshjes për formimin e bashkësive të komunave të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, kërkojmë kthimin Labidarit të UÇPMB-së në Preshevë.”
Përveç këtyre, aktivisti Jakup Reka përshendeti të pranishmit me fjalët:
“Tungjatjeta Shqiptari në kryeqytetin e Dardanisë së sotme. Mos mendoni që jemi të gjithë nga Kosova Lindore, ne jemi nga të gjitha trojat etnike, nga të gjitha trojat edhe ato që kanë mbet jashtë Shqipërisë Londineze.
Ne e bëjme këtë që ta çojmë zërin lart që të na dëgjojë jo vetëm Shqiptaria por edhe bota mbarë.”
Për ta përbyllur këtë protestë intelektuali Astrit Mevija, nga Tirana tha:
“Protestojmë për të drejtat shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë që të mos trajtohen si deri tani si qytetarë të dorës së dytë, por si qytetarë evropiane të dorës së parë. Kjo protestë odeon është homazh për dëshmorin e heroin e lirisë së paqes Afrim Bunjaku të rënë më 24 shtator në Mitrovicë, në lumin e gjakut më të gjatë në botë për liri e pavarësi. Mitrovica e Dardania antike lindore është tokë e shenjtë për imazhin shqiptar dhe identitetin kombëtar”.
E gjithë protesta përfshiu ankesat e protestuesve për shkelje të drejtave kombëtare dhe njerëzore në vendbanimet e Kosovës Lindore: Medvegjë, Preshevë e Bujanoc.
/TV Malisheva