Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar ariun i cili kishte rënë në kurth.
Siç thuhet në njoftim ariu është në gjendje të mirë pas kurthit që kishte rënë, transmeton Telegrafi.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, dje është realizuar një aktivitet i përbashkët për të shpëtuar një ari (Ursus arctos) i cili kishte rënë në kurth. Ariu pas shpëtimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyror”, vijon në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se vendosja e qëllimshme e kurtheve është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshëm si aktivitet.
/TV Malisheva