Ndërkohë që ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, sot ka marrë edhe lajmin më të bukur të jetës. Vëllai i saj është bërë baba dhe kështu Afërdita është bërë hallë.

Përveçse do të marrë emrin nënë së shpejti, tashmë ajo është edhe hallë e një djaloshi bukurosh.

Ditën e sotme Afërdita ka zbuluar se ka ardhur në jetë nipi i saj dhe emocionet për këtë momenet kaq të lumtur i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram. Afërdita ka publikuar disa foto të të voglit e përkrah ka shkruar:

“Vëllai im dhe kunata ime sapo u bënë me bebe. Urime, na bëtë më të lumtur se kurrë. Mezi presim ta takojmë Martinin dhe e duam shumë. Jam bërë hallë! Ti je kaq special dhe emri yt është akoma më shumë special”.

Share.