Policia në rajonin e Ferizajt për një javë ka shqiptuar 318 gjoba për mos mbajtje të maskës, 24 për mosrespektim të orarit të lëvizjes dhe një gjobë për moskrijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës në një lokali.
Policia njofton po ashtu se ka shqiptuar dy gjoba për aktivitete të ndaluara në mjedise private dhe publike. Gjithashtu, kanë kontrolluar 196 lokale dhe ka mbyllur dy prej tyre.
Policia në rajonin e Ferizajt gjithashtu ka njoftuar se gjatë javës që shkoi kanë ndodhur 2 vjedhje të rënda dhe tetë vjedhje. Kurse, një aksident ka ndodhur me fatalitet, ku si pasojë ka vdekur një person, pastaj 12 me lëndime, 25 me dëme materiale. Ndërsa, janë gjobitur në komunikacion 418 persona.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor“, thuhet në komunikatë./TV Malisheva