Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, kanë rinisur në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në territorin e Serbisë.
Pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, me datë 08.11.2023, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në territorin e Serbisë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se të pranishëm në këto gërmime, janë ekipet e tyre nga KQPZH dhe IML.
“Me qellim të ruajtjes së procesit, për detajet tjera, Komisioni do t’iu njoftoj në momentin e parë që mund të kemi gjetje në atë lokacion.
Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva