Në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë sot ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 50 vjeç, duke ulur fashën e vaksinimit anticovid.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se sot kanë ulur fashën e vaksinimit anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të sa më shumë qytetarëve.

“Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.